Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka reaguar pas aksionit të organizatës ORCA në të cilën kishin ndërprerë për disa momente ligjëratën e profesorit Bujar Dugolli.
Sipas Mustafës, kërkesa për cilësi profesionale tek qarqet akademike duket absurde, ngase as në mendje nuk do të duhej të na shkonte.
“Kërkesa për cilësi profesionale tek qarqet akademike duket absurde, ngase as në mendje nuk do të duhej të na shkonte se në UP ka mashtrim, vjedhje intelektuale, tituj të pa qenë(rremë) deri te grupe që orientojnë kto devijime në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve për çështje të tilla dhe për Rron Gjinovcin.