Njohësi i ҫështjeve politike, Xhevdet Pozhari në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklaratat për kërkesën e dorëheqjes, të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj.
Pozhari thotë se Ministri Mehaj mbetet ai i cili gjatë tërë mandatit i ka vizituar familjarët e dëshmorëve dhe ka treguar respekt të veçantë për ta.
Mirëpo, sipas tij dikush e ka vënë në lajthitje ministrin.
Postimi i plotë:
Pas veprimit ceremonial të FSK-së, paskan fillu me ia kërku dorëheqjen ministrit të mbrojtjes Armend Mehajt.
Mehajn për gjithçka mundesh me e kritiku, siç edhe kam bërë, por jo edhe në këtë rast! Ai mbetet ministri i cili gjatë tërë mandatit i ka vizituar familjarët e dëshmorëve dhe ka treguar respekt të veçantë për ta.
Veprimi i sotshëm me shumë gjasë ka ndodhur në mungesë të informacionit dhe dikush e ka vu në lajthitje ministrin.