Kurti në Austri e prezanton Kosovën si qendër për investitorë potencialë

Aktuale

Kurti në Austri e prezanton Kosovën si qendër për investitorë potencialë

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 17:59
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me shefin ekzekutiv të Raiffeisenbank International, Johann Strobl.

Ai po ashtu është takuar me shefin ekzekutiv të Kapsch AG, Georg Kapsch.

Kështu ka njoftuar vetë Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

“Diskutime të mira dhe interesante në Austri me CEO i Raiffeisenbank International, Johann Strobl dhe CEO i Kapsch AG, Georg Kapsch. Është kënaqësi të prezantosh Kosovën si një qendër e gjallë demokracie dhe rajonale për investitorët potencialë, veçanërisht për sektorin e TIK dhe financave”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat