Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë në Frontal të T7 se vizita e liderit të PDK-së, Memli Krasniqit ka qenë në dakordim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari Krasniqi gjatë vizitës SHBA-së do të zhvillojë takime të ndryshme në Departamentin e Shtetit, në Kongres dhe Senat dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Ai tutje ka komentuar edhe shtyrjen e vizitave të ministrave në Qeverinë Kurti. Ai ka folur për “refuzim vizash”, duke thënë se do të donte që kjo t’u ndodhte atyre matanë kufirit, duke aluduar në zyrtarët e Serbisë.
“Do të doja që vizat t’iu refuzohen atyre që janë matanë kufirit e jo ministrave të Kosovës sepse kjo nuk është në të mirë të vendit” ka thënë ai
Tahiri ka thënë se kjo qeveri e dobët po i dëmton raportet me SHBA-në.