Donika Gërvalla udhëton për në Berlin

Aktuale

Donika Gërvalla udhëton për në Berlin

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 19:02
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin, ku do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje.

Gjatë punimeve të kongresit, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare.

Në këtë kongres do të marrin pjesë ministra, organizata ndërkombëtare, akademikë, dhe institucione të të drejtave të njeriut.

Kongresi i tetë botëror kundër dënimit me vdekje do të mbahet nga 15-18 nëntor në Berlin të Gjermanisë, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe me bashkë-sponsorizim nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Zvicra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat