Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka zhvilluar takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Këtë e bëri të ditur, vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
I pari i PDK-së tha se temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, “situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike”.
Postimi i plotë
Sot, gjatë vizitës në Bruksel kam zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike.
Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar!