Tahiri i AAK-së: Për kryeministrin Kurti agjenda më e rëndësishme është shëtitja jashtë vendit se sa llogaridhënia para deputetëve

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Për kryeministrin Kurti agjenda më e rëndësishme është shëtitja jashtë vendit se sa llogaridhënia para deputetëve

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 19:35
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një postim të tij në Facebook shkruan AAK-ja ka ftuar në interpelancë kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar për katër pika, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

Sipas Tahirit, për kryeministrin Kurti agjenda më e rëndësishme është shëtitja jashtë vendit se sa llogaridhënia para deputetëve.

Në postimin e tij më poshtë, Tahiri ka përmendur edhe pikat e diskutimit që AAK dëshiron të diskutoj.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të kryesisë sê Kuvendit, ngrita shqetësimin për situatën aktuale në veri të vendit. Nisur nga kjo gjendje, AAK ka ftuar në interpelancë kryeministrin Kurti me katër pika diskutimi. Mirëpo, siç po shihet, për kryeministrin agjenda më e rëndësishme është shëtitja jashtë vendit se sa llogaridhënia para deputetëve. Në mungesë të tij, nuk arritëm të dakordojmë një datë të caktuar për mbajtjen e një interpelance këtë javë.

Për AAK-në ky është shqetësim shumë i madh, për shkak se, tani më shumë se kurrë, duhet qasja serioze e disiplinuar dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është që t’i jep zgjidhje situatës shumë të rëndë të sigurisë dhe asaj politike në vend.

Temë tjetër shumë e rëndësishme është ajo e buxhetit të vitit 2023. Në analizën e parë të grupit parlamentar të AAK-së shohim se është një buxhet pa vizion dhe i pareflektueshëm në gjendjen që është sot Kosova.

Argumenti i parë është deklarata skandaloze e Ministrit të Financave kur i adresohet sektorit privat për t’i rritur pagat sepse u është rritur fitimi, përderisa në këtë buxhet, në këtë sesion, nuk e ka sjellë Ligjin e Pagave. Pra, ministri i Financave e ka në dorë rritjen e pagave në sektorin publik së bashku me buxhetin. Nuk e ka sjell linjën buxhetore për këtë ligj, e as nuk e ka sjell ligjin, e mbi të gjitha koeficientin.

Ku ka logjikë normale, në të cilën një ministër i thotë sektorit privat t’i rrisin pagat për stafin, sepse u është rritur fitimi, e në anën tjetër ka rritje të buxhetit, por për 80 mijë zyrtarë publikë nuk e bënë të njëjtën.

Kjo, është një qasje e pazotë dhe një qasje e një qeverie të padenjë që qeverisë me vendin. Jemi duke e analizuar buxhetin e Kosovës, ku shihet që politikisht i ka dëmtuar organizatat buxhetore, në veçanti komunat ku nuk qeverisin me to.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat