Aida Dërguti ka ngacmuar paksa Rron Gjinovcin, drejtorin ekzekutiv të ORCA-s, i arrestuar sot pas aktivitetit në Universitetin e Prishtinës, ku bashkë me Dibran Hoxhën vërshëllyen me filikaqë e me zile të ndryshme në ligjeratën e Bujar Dugollit.
Dërguti ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ka ironizuar me këtë arrestim, që zgjati pak.
Ajo ka thënë se: "Kur je "shoqëri civile" e pushtetit, as dy orë nuk qëndron në burg"
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas arrestimit, Gjinovci e Hoxha janë liruar.