Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në një postim të tij në Facebook ka dënuar rastin e maltretimit të Miodrag Milicevic.
Ai shkruan se si pjesëtar i shoqërisë civile kërkon që të trajtohet me urgjencë nga organet përgjegjëse të Kosovës.
Sipas tij, ky rast dhet të gjykohet dhe dënohet.
Postimi i plotë:
Me shqetësim të madh dhe i tmerruar e pranova lajmin nga komunikata e NGO Aktiv se Drejtori i saj dhe kolegu ynë i shoqërisë civile, Miodrag Milicevic është malltretuar fizikisht nga anëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës.
Si pjesëtar i shoqërisë civile kërkoj që ky rast të trajtohet me urgjencë nga organet përgjegjëse të Kosovës. Një trajtim i tillë që i është bërë kolegut tonë Miodrag Milicevic është i patolerueshëm, dhe ai duhet të gjykohet dhe të dënohet!