Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, AAK ka bërë me dije se konferenca do të mbahet në orën 10:00, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Arsyeja e konferencës s’është bërë e ditur.
“Nesër, me fillim nga ora 10:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.