Kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, ka shkuar sot në Bruksel, ku pritet të të zhvillojë negociata për targat.
Bashkë me Bislimin është edhe Ardita Sinani – këshilltarja politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit Albin Kurtit.
Kjo është hera e parë që një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë në dialogun Kosovë-Serbi.
Në Bruksel do të jetë edhe kryenegaciatori i Serbisë, Petar Petkoviq.