Abazi: Serbia nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore

Aktuale

Abazi: Serbia nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 08:08
Haki Abazi

Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje mendon që zgjedhjet lokale më 18 dhjetor në komunat veriore të Kosovës nuk do të mund të mbahen.

Ai tha se kjo për shkak se Beogradi nuk dëshiron të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve si kundërpërgjigje që Kosova s’kishte lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Jam i bindur që nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri sepse qëllimi përfundimtar i Beogradit është të tregojë që institucionet e Kosovës nuk mund t’i mbajnë zgjedhjet atje që është kundërpërgjigje ndaj faktit se ne kemi bërë vendim të mos lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe kjo është njëfarë mandej dueli brenda të cilit duhet edhe mendu edhe me urtësi”, tha ai.

Tutje, Abazi thekson se me afishet për thirrjet për rezistencë në Mitrovicën Veriore ndaj vendimit për targat ilegale, Serbia dëshiron ta mbajë tensionin lartë.

Sipas tij, më 21 nëntor, kur pritet të gjobiten qytetarët serbë të cilët nuk i konvertojnë targat ilegale në “RKS” – nuk do të ketë përshkallëzim të dhunës.

“Dosido mendoj që forma e afisheve, kërcënimeve në veri është një lloj presioni për situatën të cilën jemi hy dhe nëse e kisha lexu drejtë mendoj që Serbia pikërisht don të mos lëvizim nga kjo situatë që tensioni të mbahet lartë, nuk mendoj se do të ketë përshkallëzim të fdhunës më 21 nëntor’, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat