Imami Bekim Jashari, ka shkruar kësaj radhe për atdhetarizmin.
Jashari ka bërë një listë të asaj se si e sheh ai atdhetarizmin, duke e ndërthurur me elemente fetare.
Se si e sheh ai atdhetarizmin, ju sjellim shkrimin e tij.
Shkrimi:
Kështu e shoh Atdhetarizmin!
Atdhetarzëm është bojkoti ndaj produkteve serbe dhe inkurajimi i prodhimeve vendore dhe ngritja e cilësisë së tyre.
Atdhetarizëm është mos ofendimi që po i bëjmë njëri tjetrit në rrjetet sociale.
Atdhetarizëm është t’i thuhet ndal ideologjive të huaja ekstremiste që në emër të fesë duan tjetërsimin tonë kombëtarë.
Atdhetarizëm është ngritja e arsimit dhe inkurajimi që nga familja për edukatë, moral dhe etikë.
Atdhetarizëm është të heqësh dorë nga “aktet patriotike” në rrjetet sociale e ato t’i shndërrojmë në vepra, art, kulturë dhe mirëqenie.
Atdhetarizëm është t’i dëgjojmë të diturit e jo të shtypim të drejtën e tyre për të folur lirshëm.
Atdhetarizëm është të duash familjen, të afërmit dhe ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe të gjakut.
Atdhetarizëm është të mëshirojmë të vegjlit e të nderojmë e kujdesemi për të moshuarit.
Mbi të gjitha, besimtari në Zotin është doemos atdhetarë i mirë dhe i dobishëm për vendin.