Tahiri, Borrellit: Ji i zëshëm edhe me Vuçiqin, s’po janë porositë e njëjta

Aktuale

Tahiri, Borrellit: Ji i zëshëm edhe me Vuçiqin, s’po janë porositë e njëjta

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 10:31
Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka porositur përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell që të jetë i zëshëm edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri tha se Vuçiq është duke bërë një agresion ndaj Kosovës përmes strukturave kriminale.

“Porositë s’janë të barabarta. BE-ja shihet qartë që s’i ka porositë e ekuilibruara si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Duhet ta kthejë edhe kah Beogradi sepse është duke e destabilizuar Kosovën me agjendë ruse”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ai tha se për AAK-në, fokusi duhet të jetë në marrëveshjen finale për njohje reciproke dhe se sipas tij, çdo veprim tjetër është humbje kohe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat