“Reflektori” i Prokurorisë Speciale shenjestron 11 persona për disa vepra penale

Aktuale

“Reflektori” i Prokurorisë Speciale shenjestron 11 persona për disa vepra penale

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:16
Foto nga takimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isfuaj, në takimin e sotëm me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjestrimin e Krimeve të Rënda, kanë shenjestëruar një rast ku janë të përfshirë 11 persona.

Sipas njoftimit të prokurorisë, rasti është koduar me emrin “Reflektori” e që dyshohen për disa vepra penale.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shenjestëruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë (11) persona, për veprën penale  ‘’Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat