Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar ashpër për nderimin e ushtarëve serbë nga ambasadori francez dhe ai gjerman, e përcjellur nga Garda e FSK-së.
Ajo thotë se si ambasadorët në fjalë, ashtu edhe presidentja dhe kryeminsitri i Kosovës, më e pakta do t’ju jepnin një shpjegim dhe kërkim falje qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve.
“Apo mbase ky është simboli ose simbolika e planit francez- gjerman për marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë!”, shkruan ajo.
Shkrimi i plotë:
Ku është Presidentja e Kosovës? Ku është Kryeministri e dy ministrat që ende rrijnë në pozitat e tyre të patrazuar nga askush dhe si pa një të keqe edhe kur nderojnë vetë dhe madje e shtyejnë edhe Gradën e FSK-së të nderojë ushtarë serbë që vranë, prenë e grinë fëmijë, gra e të moshuar shqiptarë?! Nuk ka asnjë shpjegim e lëre më ndonjë reagim, kërkim falje a çkado qoftë!
Arsyetimi se kjo është bërë me kërkesë të ambasadorëve francezë e gjerman nuk e zvogëlon përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.
Ambasadorin francez e gjerman nuk e drejton askush kë ta nderojnë por sigurisht vënia e Gardës së FSK-së në këtë kurth përbën poshtërim të madh për shqiptarët. Në një vend normal, dhe me qëllime të mira, edhe ambasadorët në fjalë, më e pakta do t’ju jepnin një shpjegim dhe kërkim falje qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve.
Apo mbase ky është simboli ose simbolika e planit francez- gjerman për marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë!
Nuk u dëgjua asnjë zë nga patriotët e VV-së dhe as nga ata që bënë luftë për ta penguar këtë Gardë të nderojë Presidentin dhe Liderin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në ceremoninë e varrimit të tij!
Kushdo tjetër që do ta bënte veprimin të cilin e bënë ministrat e VV-së dhe Garda, sot do t’i ishte vënë flaka ( pa thonjëza) Kosovës!
Ҫ’farë mjerimi po ndodhë në këtë vend e me këtë vend?!
#MT