Avokati Arianit Koci, është nervozuar me kolonat në kryeqytet. Ai ka treguar se momentalisht, Veterniku i Prishtinës është në kaos, përcjell Bota sot.
Koci ka fajësuar pushtetarët e Prishtinës, duke i quajtur ata “analfabetë”.
“Kolona është prej Hotel Emerald deri në Prishtinë, momentalisht.
Veterniku është kaos!
A ka ndonjë profesionist që din me e zgjidhë këtë nyje gordiane?
Postet e detyrat po i marrin kollaj.
Përgjegjësinë për mosdije pastaj, nuk po merr askush.
N’qafë na morën analfabetët!”, ka shkruar Koci, në një postim në Facebook./BS