Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Skënder Hyseni, Avdullah Hoti, Baton Haxhiu... duhet të dënohen për tradhti.
Këto komenti ai i bëri në rrjetin social Facebook, teksa shkruan se këta duhej të ishin në burg, nëse në Kosovë do të kishte drejtësi të pavarur.
Postimi i plotë:
Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Skënder Hyseni, Avdullah Hoti, Baton Haxhiu... të gjithë këta negociator e ‘patriota’ politikë pro-serb, nëse Kosova do të kishte sot drejtësi të pavarur, prokurori e gjyqësi sot të gjithë këto fundrina shumica ish-komuniste do ta kishi vendin në burgjet e Kosovës të dënur për tradhti ndaj vendit.
Pasi si një organizatë kriminale pro-Serbe duke bashkëpunuar ndër veti dhe duke bashkëpunuar edhe me qçarqe të huaja anti-shqiptare duke dashur t’i krijojn vetit përfitime, materiale edhe benificione politike, dhe për të mbetur në pushtet me çdo kusht me ndihmën edhe të çarqeve të huja anti Kosovë tradhtuan dhe dëmtuan rënd interesin kombëtar të popullit shqiptar dhe të shtetit të Kosovës!