Sulmet me raketa ruse në Poloni, vjen reagimi nga Kurti: Bëj thirrje për hetim të plotë

Aktuale

Sulmet me raketa ruse në Poloni, vjen reagimi nga Kurti: Bëj thirrje për hetim të plotë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 22:45
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dënuar sulmet e raportuara me raketa ruse në Poloni ku mbetën të vrarë dy persona.

Kurti thotë se bashkohet me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë teksa ka bërë thirrje për një hetim të plotë të sulmit.

“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas.

Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat