Avokati Arianit Koci ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke treguar në lidhje me sjelljen që e kishte pasur me një taksist kosovar.
Ai rrëfen se i ka thënë taksistit në fjalë që ta pastrojë veturën e tij derisa ankohej që nuk kishte punë.
“I mirë si buka, por dembel,” – e cilëson ai, për të shtuar më pas se i kishte folur edhe me nervozë.
“Mos bon hajgare. S’ki punë tjetër. Kape pastro, se e rritë punën.” – po i them me nervozë, rrëfen Koci duke mos kuptuar se po bënte sjellje të pahijshme.
Ai nuk ka treguar se cilat ishin të ardhurat mujore të taksistit në fjalë, që do të mund të ndikonin edhe në motivin e tij për të kryer punën që kryen.
“Kur e pa që po e qortoj dhe u bëra nërvoz, u drejtua në karrikë, dhe me fytyrë serioze, dramatikisht serioze, me tha…” – shkruan më tej.
Postimi i plotë:
“Pse nuk po e pastron pluhurin në kerr. Po ankohesh që nuk po ke punë. Sa rrin badihava, merre nje lecke e pastroje pak kerrin.” - po i them taksistit që e njoh me vite.
Burrë i mirë, sa të thuash.
Por, e kam vërejtë që nuk ja don punën. Gjithmonë kerrin e papastër.
Në fakt, ky zotëri është mesatarja kosovare.
I mirë si buka, por dembel.
“Eeee bre avokat. Nuk po më pengon pluhuri. Jam mësu.” - po ma kthen.
“More, pasagjerët nuk të vijnë kur e shohin kerrin në këtë gjendje.” - ia ktheva.
“Kqyre, puna është e komplikume.” - po ma kthen.
“Çka bre e komplikume? - u dheza.
“Mos bon hajagare. S’ki punë tjetër. Kape pastro, se e rritë punën.” - po i them me nervozë.
Vërtetë e dua shumë këtë njeri. Është kokrra e djalit. Plus, ka familje të madhe.
Thjesht, ja baj gajlen, se menxi e lidhë muajin me muaj.
“Çka ka komplikim, hajt tregon” - po vazhdoj me pyetje.
Kur e pa që po e qortoj dhe u bëra nërvoz, u drejtua në karrikë, dhe me fytyrë serioze, dramatikisht serioze, me tha:
“O avokat, dembel jam. S’ma don punën. A s’e ke vërejtë a?”
U qetësova!
Më shumë une po brengosna për te, se ai për vete…