Spanja dhe Sllovakia paraqitën vërejtje, dhe as sot nuk kaloi propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Për këtë ka reaguar avokati Arianit Koci, i cili këtë e lidhi edhe me dy ndërmjetësuesit e doaligut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, Josep Borell është spanjoll dhe Miroslav Lajčák sllovak, andaj që të dy e kanë në dorë fatin e Kosovës, por asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet të qëndrojnë në postet e tyre, në raport me Kosovë.
Postimi i plotë:
Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën.
Spanja sot e ka bllokuar liberalizimin e vizave.
Spanjolli Josep Borell dhe sllovaki Miroslav Lajčák, në një mënyrë e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë.
Prandaj, asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet të qëndrojnë në postet e tyre, në raport me Kosovë.
Prandaj, Borell dhe Lajčâk, go home!
Derisa janë këta dy në lojë, asnjëherë nuk do të ketë marrëveshje të favorshme për neve.
Kjo edhe po dëshmohet me lojën që po na bëhet me liberalizimin e vizave, sado që po thuhet se liberalizimi dhe negociatat me Serbinë, janë dy gjëra të ndryshme.