Gecaj: Situata në veri, aspak e volitshme – mund të ketë trazira në disfavor të Kosovës

Aktuale

Gecaj: Situata në veri, aspak e volitshme – mund të ketë trazira në disfavor të Kosovës

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:11
Hysen Gecaj

Njohësi i çështjeve të sigurisë Hysen Gecaj, teksa ka diskutuar situatën në veri të Republikës së Kosovës është shprehur se gjendja aktuale në veri nuk është e volitshme dhe se mund të ketë trazira.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e trazirave, që sipas tij mund t’i kushtojnë dikujt edhe me humbje jete.

“Mund të them se situata nuk është aspak e volitshme në veri, herën e kalume jom mundu me spjegu se nuk bëhet fjalë për një tension të nivelit të përshkallëzimit të një lufte të hapur çfarë kishim në vitin 1998-1999, mirëpo mund të ketë trazira të cilat mund t’i kushtojnë dikujt edhe me jetë.

Por edhe mund të ndikojnë cka është edhe për keqardhje në disfavor të Kosovës gjatë bisedimeve që do të mbahen pikërishtë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.”, tha Gecaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat