Tahiri: Kurti e ka mundësinë ta “shkrijë” konfliktin me Serbinë

Aktuale

Tahiri: Kurti e ka mundësinë ta “shkrijë” konfliktin me Serbinë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 20:47
Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se partia e tij i ka dhënë mbështetje Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, në raport me çështjet e pazgjidhura me Serbinë.

Sipas tij, Qeveria po e ka problematik moskuptimin e mesazheve që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa shtoi se kryeministri Kurti, ka mundësinë të “shkrijë” konfliktin me Serbinë.

“Ne (AAK v.j.) s’po tregojmë fleksibilitet ndaj Serbisë. I kemi dhënë mbështetje të fuqishme Qeverisë dhe Kurtit në të gjitha vendet që kemi menduar se janë shumë të rëndësishme që të reflektojë sovraniteti dhe integriteti i vendit. E kemi mbështetur të parët për referendumin dhe zgjedhjet serbe. Tash, kërkesa për targat nuk është e Serbisë, është e SHBA-së. SHBA-ja në një periudhë kohore do të të ndihmojë të arrish një marrëveshje, që në esencë e bën një arritje që s’e ka bërë askush. Kurti e ka në dorë një arritje të madhe, ta shkrijë konfliktin e ngrirë, të normalizojë marrëdhënie dhe në partneritet me SHBA-në, ta shtyjë Kosovën fuqishëm përpara”, deklaroi ai të mërkurën në “Sonte me Rronin”.

Deputeti i AAK-së u shpreh se me kërkesa për pezullimin e vendimit për targa është direkt nga SHBA-ja dhe siç u shpreh ai, kjo situatë është shumë serioze.

“Forcimi i Kurtit në ballafaqim me Serbinë është forcim i joni, i Kosovës. Ne po i themi për një periudhe kohore (ta pezullojë vendimin) e cila është e mjaftueshme për të arritur marrëveshje. Arritja e kësaj marrëveshjeje e forcon Kosovën, nuk e dobëson atë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat