Ish komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka shprehur habinë me kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që në SHBA ka shtruar kërkesën “për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’”.
Hoxha thotë se këtë e kërkonte Rugova para viti 1998, dhe pyet se si do të reagonte ai po ta dëgjontë këtë?
“Nëse e ka thënë me të vërtetë me këtë rast e kuptojnë ata “pjekurinë” e tij politike!”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
KA BËRË KËRKESËN QË RUGOVA E BËNTE PARA VITIT 1998 ! 🤯
Paramendoni me ni këtë fjalë Rugova!?
Po këtë kërkesë bënja Kubës o Dudë e jo Amerikës, Amerika është në Kosovë edhe aty ku nuk jemi ne!
Nuk besoj që pernime e ka thënë këtë, a nëse e ka thënë me këtë rast e kuptojnë ata “pjekurinë” e tij politike!? 😳🤯😩