Gashi për vizat: Mashtrim i elitave politike të mëparshme

Aktuale

Gashi për vizat: Mashtrim i elitave politike të mëparshme

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 21:20
Ilustrim

Blerim Gashi, komentator politik fajin për mosliberalizim të vizave ua ka hedhur qeverive të kaluara kur me vendin udhëheqnin liderë të tjerë.

Gashi në Politiko është treguar i rezervuar edhe me pritjet e qeverisë aktuale, teksa shtoi se çështjen e liberalizimt po e përdorë më tepër si përdorim politik – momental.

‘Mosliberalizimi i vizave ka qenë një mashtrim politik i elitave politike të mëparshme. Mua më dhemb që edhe kjo e tanishmja e ka si mos ta quaj mashtrim, por e ka si përdorim politik momental, si shpëtim e mirënjohje”, tha Gashi.

Propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat