Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ku sot ka takuar profesorin Daniel Serwer, që është njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se me Serwer kanë folur për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike.
“Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike. Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi.