Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famtmir Limaj, thotë se Qeveria e Kosovës e ka bërë një gabim të madh, pasi sipas tij, e ka përmbysur totalisht procesin e dialogut.
Ai shprehet se lëshimi dëmi më i madh që kjo Qeveri ia ka bërë Kosovës është pranimi i letërnjoftimeve që lëshohen nga autoritetet në Serbi.
“Për mua asgjë nuk është targa çka është pranimi i letërnjoftimeve që lëshohen në Nishë. Një qytetari serb i lëshohet në Nishë nga zyra në emër të administratës ose Policisë së Prizrenit, një qytetari të Kosovë serb dhe i jepet adresa në Prizren”, shtoi ai.
Sipas tij, i vetmi autoritet në Kosovë që ka të drejtë të lëshojë dokumente shtetërore në Kosovë është shteti i Kosovës.
Por, ish-ministri deklaroi e Kosova ua ka dhënë të drejtën edhe administratës serbe që qytetarëve të Kosovës t’u lëshoj dokumente këtu.
“Ne këtë nuk e kemi lejuar, kurrë nuk e kemi pranu. Qeveria aktuale e ka pranuar me gojë, jo me shkrim, në ditën kur është bërë ajo letra e letërnjoftimit, në atë ditë e ka pranu të drejtën e administratës serbe nga Kraleva, nga Nishi, nga Krushevci, nga Leskovci që të lëshojnë dokumente për qytetarin e Kosovës, deri atë ditë këto dokumente janë llogaritur ilegale, nuk janë pranuar, por janë toleruar sikur janë toleruar targat, por ama tolerim deri në një moment, sikur u mor vendimi të mos tolerohen më targat, e merr vendimin s’ka më, është joligjore dhe e ndalë, por kur ju pranoni diçka më nuk është joligjore”.