Zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës pas vendimit për targa dhe dorëheqjes së serbëve ngaisntitucionet e Kosovës, kanë përplasur sërish komentatorët politik, Fatmir Sheholli e Blerim Gashi.
“Ju jeni frikacak dhe nuk guxoni me ba asnjë hapë në veri. “Ti me ata tut, s’guxoni me ardh në veri”. O gënjeshtar nalnu, se jeni tu e çu popullin poshtë. Na keni sjell në këtë situatë kur ju kallën kerrët policisë e s’guxoni me shku me i kqyrë”, reagoi ashpër Sheholli.
Teksa u kërndërshtua nga Gashi me akuza se Sheholli e ka luksin ta vizitoj veriun sikur në “bashqe të babës”.
“Nuk e kemi na krejt luksin me shku si në bahçe të babës në veri. Ti edhe resorta jote e kenni ba veriun zonë të kriminalitetit. Radojçiqit, Veseloviqi, Lista Serbe etj. Ju jeni trima të mëdhenj”, shtoi Gashi.