​Krasniqi falënderon NDI dhe IRI për demokratizimin e Kosovës

Aktuale

​Krasniqi falënderon NDI dhe IRI për demokratizimin e Kosovës

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 23:04
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar në Washington institutin NDI (Institutin Nacional Demokratik) dhe IRI (Institutin Republikan Ndërkombëtar), duke theksuar se janë dy institute me të cilat PDK bashkëpunon për një kohë të gjatë. Sipas Krasniqit, këto janë organizatat më të rëndësishme për avancimin e lirisë dhe demokracisë në mbarë botë. “Si Institute të cilat merren shumë me rritjen e rolit qytetar në procesin politik, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë, bashkë diskutuam për nismat e fundit të PDK-së që kanë të bëjnë pikërisht me këto dy kategori”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se PDK ka vizion barazinë e plotë gjinore e cila sipas tij u vlerësua nga të gjithë. “Vizioni dhe qëllimi ynë për barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë dhe fuqizimi i platformës së rinisë, si një gjenerator i reformave politike u vlerësua lartë nga të gjithë”, ka theksuar Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ka falënderuar këto dy institute për kontributin e çmuar që po japin për demokratizimin e shoqërisë në Kosovë. “Drejtuesit e këtyre dy Instituteve i falënderova për bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar që po vazhdojnë të japin për demokratizimin e shoqërisë tonë në Kosovë”, ka përfunduar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat