Deputeti Korenica tregon a do largohet nga LVV-ja

Aktuale

Deputeti Korenica tregon a do largohet nga LVV-ja

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 23:04
Visar Korenica

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica i ka mohuar raportimet se një grup deputetësh brenda partisë në pushtet, po përgatiten për ta krijuar një parti të re politike me bindje konservatore.

Korenica, i cili është shkarkuar nga pozitat që i mbante në qendrën e VV-së në Rahovec, ka thënë se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e VV-së, ndonëse thotë se ka marrë ftesa edhe në Kuvend për t’iu bashkuar partive të tjera.

Normalisht, kur ke kontakte me njerëz, thonë që ndoshta është mirë të tërhiqemi dheme kalu dikund tjetër. Kemi ftesa edhe në Kuvend, nuk është vendi yt aty, eja te ne…”, është shprehur Korenica.

Korenica ka thënë se mund të flas në emër të tij dhe jo në emër të deputetëve të tjerë për përpjekjet e raportuara për një parti të re.

“Deri në këtë moment që po flasim, asgjë nuk është e vërtetë. Ne jemi etikuar dhe izoluar si një grup brenda VV-së. Kemi bindje të ndryshme, por nuk jemi grup i organizuar brenda VV-së. Në emër timin, nuk mund të flas në emër të deputetëve të tjerë, unë vazhdoj ta kryej detyrën time ashtu si di. Duan ta tkurrin grupin tonë parlamentar dhe të krijojnë probleme. Unë nuk shoh ndonjë alternativë tjetër, që të shkëputem nga këtu”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat