Mavraj tregon se si e kalojnë ditën në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Mavraj tregon se si e kalojnë ditën në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 00:00
Muhamet Mavraj

Publicisti Muhamet Mavraj, ka treguar se si e kalojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ditën në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Mavraj rrëfeu për vizitën që u bëri ish-krerëve të UÇK-së në Hagë pikërisht në 25-vjetorin e fillimit të rezistencës paqësore aktive të shqiptarëve të Kosovës ndaj pushtimit serb, më 1 tetor.

Mavraj thotë se ish-krerët e UÇK-së bëjnë shumë takime, aktivitete dhe se janë shumë të informuar për zhvillimet në Kosovë.

“Dita e tyre është kryesisht e ngarkuar me vizita, secili nga ata ka të drejtë 10 ditë vizita në muaj dhe në ato dhjetë ditë mund të jenë disa qindra, veta varësisht se si e menaxhojnë kohën e vlefshme të vizitave. Kanë kohë për aktivitete të lira, kanë kohë për të përcjellë lajme, informohen, lexojnë, dëgjojnë dhe shohin disa kanale televizive përfshirë disa kanale të Kosovës dhe Shqipërisë pothuajse të gjitha kanalet shtetërore, diçka nga mediumet ndërkombëtare e kështu me radhë. Do të thotë është thjeshtë një dallim i vogël nga qëndrimi këtu veçse ne shkojmë e vijmë, ata ngelin aty për një kohë. Ata më shumë bëjnë takime sesa ne jemi të lirë këtu në Kosovë, janë mjaftë të informuar ”, tha ai.

Tutje Mavraj deklaroi se Thaçi  i ka treguar që është duke u mundur të përcjellë më pak lajme për të shmangur stresin dhe për të ruajtur konceptimin për materalet e tyre të procedurës.

“Është diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë, shembull Hashim Thaçi më tha që po përpiqet të përcjellë sa më pak lajme apo ngjarje ditore e kështu deri diku edhe të tjerët dhe për të shmangur stresin nga zhvillimet e këtushme në Kosovë që sigurisht nuk janë më të mirat të mundshme por edhe për ta ruajtur konceptimin për materialet e tyre të procedurës”, rrëfeu Mavraj.

Ndërkohë sot Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij dyditore në Holandë ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët janë në paraburgim në Gjykatën Speciale për krime lufte me seli në Hagë.

Në tetor të vitit 2020, Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999.

Nga 5 nëntor 2020 po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat