6 raste aktive me Covid-19

Aktuale

6 raste aktive me Covid-19

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 6.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 56 testime prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë person të vdekur kurse janë shëruar tre persona.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.739 doza të vaksinës anti Covid, njofton MSh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat