Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përsëritur se nevojiten zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri.
Ai ka bërë të ditur se bashkë me ambasadorët e tjerë të vendeve të Quintit ka biseduar me përfaqësues të organizatave joqeveritare për situatën aktuale politike.
Rohde ka thënë gjithashtu se nevojitet më shumë dialog i brendshëm.
“Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për ndarjen e pikëpamjeve të tyre. Diskutimi ynë tregoi nevojën urgjente për zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin. Duhet gjithashtu më shumë dialog i brendshëm”, tha ai.
Thx to all NGO reps for sharing their views. Our Diskussion showed the urgend need for solutions to avoid escalation. Also needed is more internal dialogue. https://t.co/OQhB4TeOnE
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 16, 2022