Martin Berishaj: Raportimi për mua në mediat sllovene ishte shpifje – kishte të bënte me zgjedhjet e brendshme atje

Aktuale

Martin Berishaj: Raportimi për mua në mediat sllovene ishte shpifje – kishte të bënte me zgjedhjet e brendshme atje

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:15
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se qëllimi i raportimit në mediat sllovene që ai “mori 600 mijë euro nga kompania GEN”, ka qenë e lidhur me zgjedhjet në Slloveni.

Ai e ka quajtur shpifje raportimin se ai e ka keqpërdorur detyrën.

“Tani këtu quhet aferë, mirëpo shumë media ndërkombëtare ka qenë një artikull i një portali që e ka peshën e vet. Unë jam marrë me problemin që ishte një ditë para zgjedhjeve në Sllovenisë”, ka thënë Berisha.

Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për Energjinë në Kuvendin e Kosovës, Berishaj ka thënë se autori i tekstit e ka pasur mbiemrin Petrokoviq, duke hedhur dyshime në qëllimin e atij raportimi.

“Liria e shprehjes nuk nënkupton shpifjen”, thotë Berishaj.

Ai më pas tha se “pas zgjedhjeve në Slloveni askush nuk është marrë me të”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat