Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për sulmin ndaj kameramanit Jetmir Muji.
Në reagimin e AGK-së thuhet se Muji ishte sulmuar nga disa persona.
“Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision.
Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës”, thuhet në reagimin e AGK-së.