Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur paknaqësi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook duke lënë fajtor qeverinë për shpenzimet e terminaleve doganore.
Hoti tha se shpenzimet e terminaleve nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave, transmeton klankosova.tv.
”Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve”, ka shkruar Avdullah Hoti.
Hoti gjithashtu ka vlerësuar se me 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë.