Bajrami: Shitoret e vogla do shpallin falimentim kur Ministria do ta vendosë marzhën për çmimet tavan

Aktuale

Bajrami: Shitoret e vogla do shpallin falimentim kur Ministria do ta vendosë marzhën për çmimet tavan

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:44
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se Ligji për caktimin e çmimeve tavan për produktet themelore do i godas më shumë dyqanet e vogla, sesa ato të mëdha.

Sipas saj, kurdo që Ministria do ta vendosë marzhën, do të preket çmimi i marketeve të vogla.

“Në momentin kur vendos çmime maksimale dhe kur vendos marzha të njëjta për krejt operatorët, ata që i ke goditur janë këta, janë shitoret e vogla. Besoni se kurdo që Ministria do ta vendosë marzhën, ju keni me pa që në asnjërin prej rrjeteve të mëdha dhe të pikave të mëdha, nuk ka me ju prek çmimet, ka me u prek çmimi i atyre të vegjëlve”, tha ajo.

Bajrami theksoi se edhe pas këtij vendimi, operatorët e vegjël do të detyrohen me shpall falimentim.

“Edhe nëse preken ato kanë me u prek me shuma jashtëzakonisht të vogla, ata që kanë me u ndiku janë operatorët e vegjël. Këta i kanë kostot shumë të mëdha dhe në momentin kur Qeveria vendos çmime tavan dhe marzha, ata kanë me u detyru me shpall falimentim se nuk kanë me mujt me egzistu”, tha ai.

Projektligji për caktimin e çmimeve tavan për produktet themelore është miratuar në Kuvend më 8 nëntor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat