Halil Geci vjen me akuza të reja për PDK-në dhe LDK-në

Aktuale

Halil Geci vjen me akuza të reja për PDK-në dhe LDK-në

Nga: N. Sh. Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:51
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, ka reaguar përsëri ndaj dy partive opozitare PDK-së dhe LDK-së.

Geci përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, kërkon nga mërgimtarët që të qëndrojnë lagë këtyre dy partive, që sipas tij e kanë shkatërruar Kosovën.

Ai shkruan se si filloi shkatërrimi i LDK-së dhe kush e bëri këtë.

Më poshtë shkrimi i plotë i Halil Gecit:

Mërgimtarë mbani larg ata që e shkatërruan Kosovën, ata kanë emra, ata janë kryesia e sotit e PDK-së dhe LDK-së

Ibrahim Rugova ishte lideri dhe ambrella që i futi nën sqetullën e tij të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve aty ku kishte shqiptarë por edhe të gjitha nacionalitet që jetonin në shoqërinë kosovare.

Nëpër shekuj shqiptarëve ju grabiten toka, përjetuan tmerre nga pushtusit e huaj, në luftra të pabarabarta, që u përcollen me shperngulje e vrasje gjenocidale me ushtrimin e dhunës duke ua djegur edhe tokën nënë këmbë.

Përjetimet dhe rezistenca e tyre vrajë e mos i le me qajt, duke u munduar që të na shfarosin dhe të na zhdukin nga faqja e dheut duke na i grabitur tokat stërgjyshore Zoti deshti dhe na shpëtoj sa mos të zhdukemi krejt.

Histori kjo e dhimbshme që e dinë krejt shqiptarët por edhe Evropa e cila ishte krah i pushtusve.

Nëpër shekujt e fundit që kaloi atdheu i ynë njihen vetëm dy figura historike që i bashkoj shqiptarët, Skënderbeu dhe Ibrahim Rugova.

Skënderbeu do të mbetet i pavdekshëm nëpër mileniumet e ardhshme dhe gjithmonë do të jetë i gjallë në rrugëtimin e brezave që do vijnë, i cili njihet si bashkus i principatave, i beglerve dhe bajraktarve dhe të bashkuar ju bënën ballë superfuqisë Osmane të asaj kohe, për gati tri dekada në luftra dhe beteja gjithmonë faqebardhë.

Figura e dytë që arriti ti bashkoj shqiptarët e të gjitha trojeve ishte  Ibrahim Rugova, me menqurinë e tij dhe urtësinë krijoi rrethin e tij intelektual e atëdhetarë, duke i afruar afër vetës figura atdhetare si Anton Çeta, Mark Krasniqin, Idriz Ajeti, si dhe lista e gjatë e intelektualëve me emra që njihen në historinë e re të Kosovës si koloset e pavarsisë.

Me këta intelektualë e atdhtarë Rugova arriti t’i bashkojë shqiptarët me një gjuhë dhe me një mendje, me organizimin e tyre kombëtar dhe atëdhetar u falen shumë gjaqe dhe ngatërresa në mes shqiptare duke i përgaditur shqiptarët që lufta të mos i zë me hasmeri me njëri tjetrin.

Arriti të krijojë miqësi me Vatikanin dhe me Papa Vojsiun, ai ndërtoj miqësi  anë e kënd planetit, e veçmas krijoj miqësi të përjetshme me Amerikën me ndihmën e të cilëve sot e kemi lirinë.

Thuhet dhe është vërtetuar se më parë i bashkon një thesë pleshta se sa i bënë bashkon dy shqiptarë, këte e kanë arritur ta bëjnë këto dy figura Skënder Beu dhe Ibrahim Rugova. 

Kush e shkatërroi LDK-në? 

LDK-në kanë tentuar ta shkatërrojnë edhe për së gjalli të Rugovës, këto ishin grupet  Marksiste-Leniniste që ishin brenda LDK-së, por edhe ata nga jashtë!

Rugova ishte një arrë e fortë që nuk thyhej lehtë, këtyre grupeve dhe shërbime  Rugova i madhë i LDK-së ua minonte në ajër projektin e shkatërrimit.

Menjëherë pas ikjes të Rugovës shërbimet dhe grupet anti LDK  arriten të hynë brenda kalasë së LDK-së dhe e shkatërruan dhe e bënë pirinishan, derisa arritën që lëvizjen e madhe gjithë popullore  LDK-në ta barazojnë me partinë e ashkalive.

Sot në LDK janë këmbë kryq të njëjtat shërbime me të njëjtit njerëz ata që e shkatërruan LDK-në. Gjasat që të largohen nga kjo parti njerëzit e shërbimeve janë të vogla, ngase polari si spiun i Francës dhe Isa spiun i UDB-së lanë pasardhes, të cilet kanë lëshuar rrënjë në LDK dhe kanë krijuar bazament që kado dhe kushdo që të vjen në krye të partisë do vij ai ose ajo që ishte pjesë e sherbimit, që ka për qëllim të mos e lenë me u rritë dhe zhvilluar kjo parti.

Ata që e ngulfatin LDK-në janë ata që u fërkuan për Hashimin, Shikut, dhe njerzëve të UDB-së, ata që dje sillnin shkelma, grushta dhe me dashje a pa dashje ja dorëzuan kryekriminelit  Thaçi partinë.

Kur LDK ra në dorën e polarit  dhe të Isa spiunit, ata filluan të këndojnë ninulla gjumi eloktoratit të LDK-së dhe ende elektorati i LDK-së është në gjumë. 

Fiskulturat politike dhe idoteske të Isës të mbështetur komplet nga kryesia e sotit e pruan LDK-në në 12% duke e barazuar partinë time me partinë e ashkalive.

Shkatërrusit tjerë janë ata që i ndërruan ka dy tri parti, dhe kur e panë se atje nuk hecet, janë kthye dhe po përqafojnë aq fort LDK-në sa që e kanë ngulëfatur duke e shtrëngua kinse po e duam.

Po të njëjtit shkatërrues sot kanë dalur në perëndim dhe po kërkojnë votën e mërgimtarëve, e atyre mërgimtarëve që dje i ngrihnin zvarë nga kuvendi i LDK-së të dërguarit e tyre dhe nuk i lenin ne hy brenda as si degjues psh. zonjën Gërvala një aktiviste me dekada në LDK bija e një heroi që iu vra babai nga UDB-ja 2 mijë kilometra larg shtëpisë, e sot Donikën e shajnë dhe e akuzojnë pikërisht vija e atyre që ia vranë babanë njerëzit e Shikut e të UDB-së!

Pse nuk mundet LDK-ja të ecë në këmbet e veta?

LDK-ja nuk mundet të ecë të ngritet dhe shërohet me ata që dje ia shkaktuan plagët sot po të njëjtit janë kthyer kinse pi sherojnë, kësaj i thonë hipokrizi e ndërtuar nga hipokritet tradhtarët dhe zuzarët ata që me veprimet e tyre e sollën  LDK-në e Ibrahim Rugovës në 12% !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat