Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të mblidhet për të vazhduar seancën e sotme dhe pikat e papërfunduara.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 13:00.
Rendi i ditës është si në vijim:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022:
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Ky vazhdim i seancës vjen pas mbajtjes së seancës së sotme, ku në parim u votua buxheti i shtetit për vitin 2023, si pika e rendit me më së shumti diskutim.