Ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica ka thënë është e pakuptimtë që pas 12 viteve që janë lëshuar autostradat e para, Kosova vazhdon t’i financoj prej buxhetit të vet mirëmbajtjen e tyre.
Sipas tij, autostradat shfrytëzohen nga ekonomitë e shteteve në regjion.
“Asnjë qeveri deri sot, jo vetëm nga pavarësia por edhe që nga viti 1999/2000 kur edhe kosovarët kanë pasur hise në vendimmarrje sikur nuk po arrin të largohet nga korniza e financimit të buxhetit ekskluzivisht nga burimet tatimore….një rast po e marr konkret se për mua është e pakuptimtë që edhe mas 10 apo 12 viteve qe ne kemi lëshuar autostradat e para ne vazhdojmë t’i financojmë prej buxhetit të Kosovës prej taksave tona, mirëmbajtjen e atyre autostradave të cilat në numër të madh shfrytëzohen nga ekonomitë e shteteve në regjion”, tha ai.
Huruglica thotë se ekonomitë e vendeve të tjera në regjion shfrytëzojnë këtë infrastrukturë dhe Kosova nuk nxjerr asnjë përfitim.
“E pakuptimtë kur ekonomitë e vendeve tjera në regjion e shfrytëzojnë këtë potencial, këtë infrastrukturë që e kemi ndërtuar me taksa tona dhe Kosova nuk nxjerr fare asnjë përfitim të vetëm”, ka deklaruar ai duke shtuar se “është i vetmi vend në regjion i cili i ka të gjitha rrugët papagesë”.