Sot do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë një qytetar që dyshohet se e kanosi kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn.
Musli Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka ngritur aktakuzë për veprën penale cenim i të drejtës për grevë.
Ai ishte mbajtur nën arrest për 48 orë për kanosje.
Ngjarja kishte ndodhur në njërën nga shkollat e Prishtinës gjatë kohës së grevës kur këshilli grevist me në krye Rrahman Jasharaj po mbante takim me mësimdhënësit.
Mbajtjen e seancës e ka njoftuar avokati i tij, Tomë Gashi në Facebook.