Kurti në Estoni pyetet për targat, ja çka thotë për negociatat e reja

Aktuale

Kurti në Estoni pyetet për targat, ja çka thotë për negociatat e reja

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 11:57 Përditësuar në ora: 13:47 më 18.11.2022
Albin Kurti me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas

Negociatat e reja për targat, Kurti: Jam optimist, por Serbia ishte destruktive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë nga Estonia se Qeveria e Kosovës është duke bërë çmos për ta mbrojtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit, derisa optimist u shpreh sa i përket zgjidhjes së çështjes së targave.

Në një konferencë për media bashkë me kryeministren estoneze, Kurti tha se mbetet të shihet në ditët në vijim se sa të suksesshëm do të jenë në negociatat e reja.

Kurti: Jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft penguese dhe e dëmshme

“Zëvendëskryeministri im i parë është në komunikim të rregullt dhe të intensifikuar me Brukselin për ta zgjidhur këtë çështje. Në Kosovë janë 9000 vetura me targa ilegale serbe, kjo është më pak se dhjetë për qind e veturave që kanë serbët në Kosovë, pra është pakica ekstremiste brenda pakicës serbe, e cila po refuzon emërtimet e vendit tonë. Kemi pasur një diferencim në qasje dhe radhitje në zbatim, duke filluar vetëm me qortime, vërejtje për tre javë dhe më pas vetëm gjoba. Megjithatë, Beogradi urdhëroi të gjithë serbët që janë në institucionet e Kosovës që t’i braktisin ato dhe të japin dorëheqje kolektive. Disa prej tyre e kanë bërë këtë, unë kam bërë thirrje, që ata të mos japin dorëheqje sepse institucionet demokratike nuk janë institucione të kësaj qeverie, apo të këtij kryeministri, ato janë institucione për të gjithë, në shërbim të tyre, shërbime publike për të gjithë, ne jemi duke bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë në njërën anë, dhe paqen e sigurinë në anën tjetër. Jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft penguese dhe e dëmshme. Në ditët në vijim do të shohim se sa të suksesshëm do të jemi në negociatat më të reja. Na duhet marrëveshje me Serbinë, marrëveshje përfundimtare, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër", tha ai.

Kreu i ekzekutivit në Estoni është pyetur edhe nëse duhet të krijohet edhe në Ukrainë një gjykatë sikurse Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kurti: Duhet të ketë një gjykatë ndërkombëtare për agresorin rus 

“Ne nuk mendojmë se drejtësia është vënë në vend. Ne do t'i forcojmë institucionet tona në Kosovë, në mënyrë që të gjykojmë në mungesë kriminelët e luftës, por përsëri do të na duhet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare, sepse gjithçka tregon se pajtimi dhe paqja e qëndrueshme pa drejtësi nuk mund të bëhet, dhe besoj se gjithashtu duhet të ketë një gjykatë, duhet të ketë një gjykatë ndërkombëtare për viktimat e agresionit dhe pushtimit rus që filloi nëntë muaj më parë”, ka thënë ai.

Para gazetarëve Kurti foli edhe për raportet e Kosovës me Estoninë, për çka tha se të dyja vendet ndajnë vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

Kurti: Vlerësojmë mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës

“Qeveria e Kosovës vlerëson mbështetjen e Republikës së Estonisë për liberalizimin e vizave si dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Integrimin në BE dhe NATO e konsiderojmë si një proces të natyrshëm që bazohet në orientimin strategjik të Kosovës. Ne synojmë të fillojmë procesin e aplikimit për statusin e vendit kandidat dhe mbështetja e Estonisë në këtë drejtim do të vlerësohet shumë. Dy vendet tona, Kosova dhe Estonia, kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, si dhe të kaluar të ngjashme historike. Prandaj Republika e Kosovës e merr seriozisht modelin estonez në shumë aspekte të shtetndërtimit, veçanërisht në lidhje me kapacitetet e institucioneve në reformën e administratës publike. Ne duhet të kemi një shtet të fortë dhe demokratik”, ka thënë ai.

Edhe kryeministrja estoneze, Kaja Kallas nënvizoi raportet e mira Kosovë – Estoni.

Kallas: Marrëdhëniet mes Estonisë dhe Kosovës janë shumë të mira

“Marrëdhëniet mes Estonisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe më vjen mirë që po bëhen edhe më aktive. Isha e lumtur të diskutoja procesin e reformës në Estoni, veçanërisht në fushën e qeverisjes digjitale dhe sundimit të ligjit. Ndërtimi i demokracisë nuk përfundon kurrë – këtu ne kujdesemi për të çdo ditë. Një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit tonë praktik është se aktualisht ekspertët estonezë në bashkëpunim me ndihmën tuaj po krijojnë strategjinë e qeverisjes elektronike të Kosovës. Ajo që është thelbësore për të bërë më pas është ta zbatoni atë së shpejti në praktikë”, tha ajo.

Ajo pati një falënderim për Kosovën, për mbështetjen që vendi ynë i dha Ukrainës. Ndërkohë që theksoi mbështetjen e Estonisë në rrugën euroatlantike të Kosovës.

Kallas: Estonia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës

“Dëshiroj të falënderoj Kosovën për mbështetjen tuaj të palëkundur ndaj Ukrainës. Ju keni dhënë një shembull të rëndësishëm duke ndjekur shpejt dhe plotësisht sanksionet e BE-së. Kjo do të thotë shumë. Ju i keni dhënë Ukrainës ndihmë humanitare dhe keni mbështetur refugjatët ukrainas. Qëndrimi juaj parimor vlerësohet dhe njihet gjerësisht. Dëshiroj gjithashtu të theksoj mbështetjen e plotë të Estonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Më lejoni të rikonfirmoj mbështetjen tonë për liberalizimin e vizave me BE-në”, tha Kallas. 

A jeni i kënaqur me punën e Gjykatës Speciale? Përgjigjet Kurti nga Estonia

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët për media me kryeministren estones, Kaja Kallas, është pyetur për Gjykatën Speciale të Kosovës dhe nëse një praktikë e tillë duhet të ndiqet edhe në Ukrainë për luftën e nisur nga Rusia.

Nuk u përgjigj konkretisht për punën e Gjykatës Speciale, por Kurti përmendi me radhë krimet e Serbisë në Kosovë. Por, ai tha se pas një agresioni duhet të ketë tribunale ndërkombëtare që të sjellin drejtësinë, e cila çon në paqe.

“Në ish-Jugollsavi rreth 150 mijë joserbë janë vrarë, kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë dhe për fat të keq në Serbi, asnjë 150 njerëz nuk kanë shkuar prapa grilave. Bashkësia ndërkombëtare, BE, vendet demokratike nuk mund të mbështeten në gjykatat e një vendi të vetëm. Për këtë arsye tribunalet ndërkombëtare janë të nevojshme. Ish-Jugosllavia kishte një tribunal të veçantë ndërkombëtar në Hagë, i cili ka sjellë disa rezultate, por ende shumë punë mbetet për t’u bërë”.

“Vetëm në vendin tim në Kosovë, 10 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë, 10 përqind prej tyre fëmijë, janë dhunuar shumë gra, 120 mijë shtëpi janë djegur apo dëmtuar, 860 mijë refugjatë është dashur të ikin për shkak të gjenocidit të Serbisë dhe nuk ndiejmë që drejtësia është përmbushur. Ne do të forcojmë institucionet tona në Kosovë dhe përpiqemi t’i dënojmë kriminelët e luftës dhe kemi nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, sepse çdo gjë tregon se pajtimi dhe paqja e qëndrueshme pa drejtësi nuk mund të arrihet”.

Prandaj, Kurti rekomandoi që të krijohet një tribunal për viktimat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

 "Besoj se duhet të ketë një tribunal ndërkombëtar për viktimat e agresionit rus dhe invasionit që filloi nëntë muaj më parë", tha ai.

Kurti në Estoni pyetet për targat, ja çka thotë për negociatat e reja

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, është pyetur atje për çështjen e targave dhe tensionet që mund të sjellë kjo çështje.

Ai tha se për këtë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, po negocion dhe tha se është në pritje të asaj çka do të sjellin ato.

“Zëvendëskryeministri im i parë është në komunikime të rregulla dhe intensive me Brukselin për ta zgjidhur këtë çështje. Janë 9 mijë vetura me targa ilegale, pra është një pakicë ekstreme brenda shumicës serbe që por refuzojnë këto targa. Jemi duke bërë çmos për ta mbajtur ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft obstruktive dhe deknstruktive. Do ta shohim sa të suksesshëm do të jemi në këto negociata të reja. Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke”, tha ai.

Kurti iu tha gazetarëve në Estoni se Beogradi po urdhëron serbët që të braktisin institucionet, duke thënë se ato nuk janë të kësaj qeverie, por të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat