Çka po kërkon Haki Abazi pas largimit të serbëve nga institucionet?

Aktuale

Çka po kërkon Haki Abazi pas largimit të serbëve nga institucionet?

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Haki Abazi

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në konferencën e përjavshme ka kërkuar nga Qeveria që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë pas situatës së krijuar me largimin e serbëve nga institucionet.

Abazi ka folur edhe për strategjinë për energjinë, dhe orientimin kah burimet e ripërtërishme.

“Situata në veri pas urdhrit nga Beogradi ka shkaktuar vakum institucional, targat kanë qenë vetëm një pretekst i Serbisë që të tregojë muskujt e vet, pas procesit të Berlinit. Po i afrohemi 21 nëntorit, të gjithë janë të alarmuar, përfshi edhe partnerët ndërkombëtarë, për ne është e rëndësishme që çdo qytetar të ndihet i sigurt”.

“Strategjia dalëse nga kjo situatë duhet të na kthejë në tavolinën e bisedimeve dhe koordinimit me shtetet partnere, është e rëndësishme që t’i kthehemi fokusit të përmbylljes së marrëveshjes finale me njohje”.

“Duhet ta bëjmë sa më të lehtë të mundur që teknologjia e energjisë së rinovueshme të vendoset sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Është koha e fundit që të shtohet koha për investime në energjinë e rinovueshme, duke përfshirë edhe planin kombëtar për efiçiencë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat