Xhevdet Pozhari, analist dhe gazetar, ka shkruar një status, ku ka komentuar zhvillimet në skenën politike.
Më saktësisht, ai ka komentuar, me tone talljeje, udhëtimin e dy liderëve të opozitës në ShBA, duke postuar edhe një kolazh fotografishë të Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut.
Sipas pozharit, PDK dhe LDK janë në garë për vend të dytë.
Madje, ai ka theksuar se një koalicion mes këtyre dy partive do t’ua shtonte gjasat.