Deputetja e Kuvendit të Kosovës Fatmire Kollqaku në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për shëndetësinë ka parashtruar një kërkesë interesante.
Ajo ka propozuar që të gjithë ata që shkollohen në Kosovë, së paku pesë vite të japin kontributin e tyre në shtetin tonë.
Sipas saj, kjo do ta zgjidhte problemin e boshllëkut në staf.
“I ftoj që të gjithë ata që për hir të shkollimit që e kanë bërë në Republikën e Kosovës, për hir të investimeve që u nda për shkollimin e tyre përveç buxhetit familjar, që në kontratat që do të nënshkruhen në të ardhmen, të garantohet që edhe së paku pesë vite të kenë detyrim që të punojnë në institucionet publike deri të shkollohet kuadri pasues. Në mënyrë që të mos ketë boshllëk”, ka thënë ajo.