Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalla ka deklaruar se mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.
Gjatë pritjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vizitën e tij në Estoni, Kallas përmes rrjetit Twitter bëri të ditur se kanë diskutuar për ndikimin destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
Ajo madje potencoi se Kosova është shembull me mbështetjen e patundur për Ukrainën.
Welcomed @albinkurti in Estonia.
— Kaja Kallas (@kajakallas) November 18, 2022
Emphasised support to #Kosovo’s Euro-Atlantic path.
Discussed Russia’s destabilising influence in Western Balkans. Our joint interest is to stand against Russian aggression - Kosovo has set an example with its steadfast support to #Ukraine. pic.twitter.com/mkTnnz2TxO
“Theksova mbështetjen për rrugën euroatlantike të Kosovës. Diskutuam ndikimin destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Interesi ynë i përbashkët është të qëndrojmë kundër agresionit rus – Kosova ka dhënë shembull me mbështetjen e saj të patundur për Ukrainën”, shkroi Kallas në Twitter.