Zgjedhjet në veri, vetëm një subjekt politik ka kërkuar certifikim në KQZ

Aktuale

Zgjedhjet në veri, vetëm një subjekt politik ka kërkuar certifikim në KQZ

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 18:33
Ilustrim

Vetëm një subjekt politik është paraqitur në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje të jashtëzakonshme në veri.

Në pozitën për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, ka paraqitur kërkesë vetëm subjekti politik “Iniciativa Qytetare Mitrovica”, njofton KQZ.

“Deri më sot, në orën 16:00, pra e premte 18 nëntor, KQZ-ja ka pranuar 1 kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftim.

Subjektet politike kanë kohë edhe tre ditë, deri më 21 nëntor, për të paraqitur kërkesat e tyre për certifikim në KQZ.

Me vendim të Presidentes Osmani, zgjedhjet në komunat veriore do të mbahen me 18 dhjetor.

Vendimin për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, presidentja Osmani e mori pasi kryetarët e këtyre komunave të Listës Serbe dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të veturave me targa të paligjshme serbe. 

Njoftimi i plotë:

Deri më sot, në orën 16:00, pra e premte 18 nëntor, KQZ-ja ka pranuar 1 kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.

Pra, të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna kërkesat për certifikim duhet t’i dorëzojnë në KQZ, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat