Lajmi i fundit nga Trusti/ Deputetja e “Guxo” flet për qëndrimin e partisë dhe mostrajtimin e Projektligjit në Komision

Aktuale

Lajmi i fundit nga Trusti/ Deputetja e “Guxo” flet për qëndrimin e partisë dhe mostrajtimin e Projektligjit në Komision

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 18:47
Ilustrim

Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional, pa mendim të Qeverisë iu është dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shqyrtuar para se të hidhet në votim.

E ky projektligj para se të shkon në seancë, duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Data se kur do të diskutohet nuk dihet ende.

Këtë informacion nuk e ka as anëtarja e këtij Komisioni nga pozita, deputetja e Listës “Guxo”, Jeta Statovci.

“Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, ende nuk është trajtuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa”,  deklaroi ajo.

Ndërsa e pyetur se si do të votojnë deputetët e Listës Guxo, ajo tha se qëndrimin do ta bëjnë të ditur kur ai të shkon në komision.

“Në momentin që i njëjti vjen në rend dite, qëndrimi padyshim se do të bëhet i ditur për ju dhe opinionin”, u shpreh ajo.

Deputetja Statovci foli edhe për humbjet që ka pasur Trusti në 9 muajt e fundit.

Ajo tha se kjo humbje vie nga luhatjet/performanca e tregjeve ndërkombëtare, dhe jo humbje në kuptimin klasik.

“Ndërsa për ‘humbjet’ nga ana e Trustit, janë cikle të ekonomisë që varen nga luhatjet/performanca e tregjeve ndërkombëtare, dhe jo humbje në kuptimin klasik. Sipas deklaratave të tyre (Trust-it), vetëm një muaj më pas, kishin rikthim të afër 90 milionë euro e nga totali paraprak”, tha Statovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat