Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli është shprehur optimist për dalje nga kriza.
Sheholli thotë se stresin që ua ka sjellë Kurti qytetarëve ditëve të fundit, nuk ia kanë pasur borxh.
“Nga deklaratat e Kurtit, e kam njëfarë optimizmi që ekziston një mundësi e daljes nga kjo krizë. Por me këtë stres me na sjell deri në ditën e fundit, nuk ia kemi borxh as kryeministrit dhe askujt, sepse nuk ka pasur nevojë ta sjellë popullin në këtë stres, por ka pas nevojë që të dëgjojë SHBA-në”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Sheholli ka thënë nuk kërkohet garanci nga amerikanët, cili është shteti që ka aksionet më të mëdha për krijimin e Kosovës. Sipas tij, kjo i bie një pabesi e madhe.
“Nëse prej amerikanëve kërkon garanci, d.m.th prej shtetit më demokratik në botë dhe që ka aksionet më të mëdha për krijimin e shtetit të Kosovës, kjo i bie një pabesi e madhe. Kjo nuk pinë ujë te njerëzit që e kuptojnë këtë çështje”, shtoi ai.
Sipas Shehollit, situata në veri nuk do të jetë kurrë më siç ka qenë.
“Me bindje të plotë po them se situata në veri nuk do të jetë kurrë më siç ka qenë… Kurti apo estabilishmenti i tij në dialog i është dorëzuar Serbisë për sa i përket çështjeve të i cilat ka mundur t’i rregullojë, është fjala për targat. Në vend se t’i dorëzohemi Amerikës dhe t’i themi po, ne ia dorëzuam Serbisë dhe ia dhamë këtë mundësi që ata të dialogojnë për tabelat”, tha tutje Sheholli.