Deputeti i LVV-së iu kundërpërgjigjet Hamzës, Nurës dhe Idrizit: Kam fotografi, shihemi në gjyq

Aktuale

Deputeti i LVV-së iu kundërpërgjigjet Hamzës, Nurës dhe Idrizit: Kam fotografi, shihemi në gjyq

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 20:17
Halil Thaçi

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, përmes një statusi në Facebook, tha se Bedri Hamza, kryetar i Mitrovicës së Jugut, sot ka zhvilluar takime me zyrtarët e Listës Serbe.

Këtë status të tij, e ka demantuar Bedri Hamza madje, tha se nuk ka qenë me pjesëtarë të Listës Serbe, por, me Fadil Nurën dhe Ferit Idrizin.

Media kontaktoi me Fadil Nurën dhe Ferit Idrizin, të cilët pohuan deklaratat e Hamzës.

Madje, këta paralajmëruan edhe padi për shpifje ndaj Thaçit.

Por deputeti Thaçi tha se ka fakte për statusin e tij, pasi, ekzistojnë fotografi të cilat do dërgohen në gjykatë.

“Ka fakte, fotografi edhe brenda edhe jashtë objektit, edhe pse ata kanë thënë se ka pamje në kamera, mirëpo, kjo është gjë që dëshmohet shumë lehtë”, tha ai.

I pyetur se pamjet që i posedon, do i përdorë vetëm për gjykatë, apo, do i publikojë edhe për medie, Thaçi tha se do e sheh me kohë se si do veprojë.

Kujtojmë që deputeti i VV-së, tre kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga PDK, Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë, u tha se do shihen në gjyq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat